Vetaksident në Dobrushë të Istogut, një i lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksident në Dobrushë të Istogut, një i lënduar

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 22:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 17.35 ka ndodhur një vet aksident në Dobrushë të Istogut.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për media se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësorë.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Diku rreth orës 17:35 në fshatin Dobrushë ka ndodhë një vetaksident. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë të spitalit rajonal në Pejë, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit e aksidenteve janë duke kryer shikimin e vendit të ngjarjes”, deklaroi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat