Një person ka vdekur në QKUK, pasi u gjet i shtrirë në tokë, të premten rreth orës 7 e 30 në Prishtinë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë.
Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.