Është arrestuar një burrë në Suharekë, pasi i njëjti e ka rrahur ish-bashkëshorten e tij.
Bëhet e ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish bashkëshorten e tij).
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.