Një femër në Prishtinë vdes pasi u hodh nga ndërtesa

Kronikë e zezë

Një femër në Prishtinë vdes pasi u hodh nga ndërtesa

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 22:15
Ilustrim

Një femër ka ndërruar jetë në orët e mbrëmes së të shtunës, pasi ajo është hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rastin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat