Policia e Kosovës ka arrestuar një 36- vjeçar i dyshuar për vrasje në tentativë.
Sipas PK-së rasti kishte ndodhur më 18 tetor në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë –Kosovë, ndërsa arrestimi i tij është bërë të dielën.
Sipas PK-së me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Për të njëjtin rast Policia njofton se ka identifikuar edhe dy persona tjerë, të cilët janë në kërkim.