Policia njofton se një person është sulmuar fizikisht nga 7-8 persona të tjerë në Leposaviq.
Rasti në polici është hapur si “sulm”, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe ka deklaruar se i njeh tre sulmues, dy kosovarë dhe një shtetas të Serbisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM/Leposaviq (NN) 22.10.2022 – 21:50. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar nga 7-8 persona, tre prej të cilëve i ka njohur (dy kosovarë dhe një shtetas i Serbisë). Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.