​I mituri sulmon seksualisht të miturën në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

​I mituri sulmon seksualisht të miturën në Fushë Kosovë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se, është arrestuar një i mitur në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se e ka sulmuar seksualisht që të mitur të hënën në mesditë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.

Rasti është inicuar si sulm seksual.

“Fushë Kosovë 24.10.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat