Një mitur është ther sonte me një mjet të mprehtë në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në Rrugën “12 qershori”, kurse i dyshuari për kryerjen e veprës është arrestuar.
“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar. Viktima, i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Rrugën “12 Qershori” në Prishtinë. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Borovci.