​Ngacmoi një femër në vitin 2019, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Kronikë e zezë

​Ngacmoi një femër në vitin 2019, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 ka sulmuar dhe ngacmuar një femër  në Podujevë.

Policia ka njoftuar se viktima nga frika në atë kohë, nuk e ka denoncuar të dyshuarin.

Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin social “Tik-Tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është në proces hetimor dhe është inicuar si sulm & ngacmim.

“Podujevë 2019. Me datë 25.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika (në atë kohë) nuk e kishte denoncuar të dyshuarin. Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat