Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se e ka rrahur vajzën së tij.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve
“Fushë Kosovë 23.10.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.