Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë gjatë ditës së djeshme në Podujevë, ku për pasojë lëndime pësuan tre persona.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është hapur si “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.
Bëhet e ditur se njëri nga të plagosurit vazhdon të jetë nën përkujdesje mjekësore në QKUK.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, derisa dy të dyshuar të tjerë gjenden në arrati.
“Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasojë e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.