Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gjilan, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, me urdhër të gjykatës, ka gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 9 mm , një karikator dhe pesë fishekë.
I dyshuari V.A. (1975) është shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngrihet kallëzim penal për veprat penale
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.