​Arrestohet prizrenasi me çrregullime mendore i cili rrahu nënën e tij

Kronikë e zezë

​Arrestohet prizrenasi me çrregullime mendore i cili rrahu nënën e tij

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Prizren pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Në raportin e policisë thuhet se sipas nënës në fjalë, djali i saj ka çrregullime mendore dhe është i dhunshëm.

Të dyshuarit fillimisht është i dhënë trajtimi mjekësor dhe më pas është intervistuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si dhunë në familje.

“Prizren, 26.10.2022-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Sipas viktimës i dyshuari ka çrregullime mendore dhe është i dhunshëm. I dyshuari ,fillimisht është i dhënë trajtimi mjekësor dhe më pas është intervistuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat