Vdes 50 vjeçarja nga Podujeva, ra nga një objekt

Kronikë e zezë

Vdes 50 vjeçarja nga Podujeva, ra nga një objekt

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 17:44
Ilustrim

Një grua 50 vjeçare ka vdekur sot pasi ra nga lartësia e një objekti.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”.

Borovci tha se aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha e rrethanave që karakterizojnë rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat