​Gjueti ilegale në zonë të KEK-ut, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

​Gjueti ilegale në zonë të KEK-ut, arrestohen katër persona

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:07
Pamje nga aksioni

Gjueti ilegale në zonë të KEK-ut, arrestohen katër persona.

Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njësitet policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar.

Policia ka sekuestruar edhe katër armë të gjata dhe 89 fishekë të kalibrit 12mm.

Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat