Gjendet një automjet i djegur në Tiranë, dyshohet të jetë i autorëve të ekzekutimit tek “Kodra e Diellit”

Kronikë e zezë

Gjendet një automjet i djegur në Tiranë, dyshohet të jetë i autorëve të ekzekutimit tek “Kodra e Diellit”

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 07:50
Arkiv

Një makinë është gjetur e djegur në Qafë Kashar. Sipas policisë mjeti dyshohet se ëhstë përdorur nga ekzekutorët e Briken Sanajt mbrëmjen e sotme tek “Kodrat e Diellit”.

Burime për gazetaren e Abc, Xhensila Kodra, bënë me dije se 39-vjeçari Sanaj është qëlluar nga një makinë në lëvizje me breshëri kallashnikovi.

Sanaj është dërguar menjëherë në spital nga banorët e zonës, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.

39-vjeçari ka marrë 3 plumba në fytyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat