​Kërcënoi rojën e pyjeve, arrestohet

Kronikë e zezë

​Kërcënoi rojën e pyjeve, arrestohet

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Policia e stacionit në Han të Elezit, dje ka pranuar një informacion se në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, është një rast i kanosjes ndaj zyrtarit, rojë e pyjeve.

Sipas Policisë, në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.S (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili e kishte kanosur rojën e pyjeve me inicialet R.C (M/K), i moshës 44 vjeçar.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Kanosje"”, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat