Policia aksion në Prishtinë, arrestohen 10 persona, sekuestrohen armë zjarri dhe thika

Kronikë e zezë

Policia aksion në Prishtinë, arrestohen 10 persona, sekuestrohen armë zjarri dhe thika

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Një aksion i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me 10 persona në pranga dhe disa armë të sekuestruara.

Gjatë tri ditëve të fundit nga zyrtarët policor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, për armëmbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacion dhjetë persona dhe janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy armë të ftohta (thika)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme, transmeton klankosova.tv.

Sipas policisë, personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat