Gjykata merr këtë vendim ndaj burrit nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura

Kronikë e zezë

Gjykata merr këtë vendim ndaj burrit nga Prizreni që u kap në biseda me të mitura

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Avni Buqaj për ngacmim seksual dhe ofrimi i materialeve pornografike personave nën moshën 16 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren Marcel Lekaj.

Sipas tij gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka marr parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohet i pandehuri.

Sipas  gjyqtares me lënien në liri i njëjti mund të arratiset me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Mediat kanë raportuar sesi një burrë u kap në biseda me vajza të mitura. I dyshuari është 52-vjeçari Avni Buqaj i cili është arrestuar nga Policia për sulm seksual.

Në pamjet e publikuara shihen edhe bisedat e të dyshuarit i cili pa e ditur se është futur në kurth, i flet të miturës fjalë të pista duke i dërguar madje edhe fotografi të tij./Sinjal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat