Ka vdekur një person i moshës 51-vjeçare në komunën e Shtimes.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, i cili tha se ka qenë vdekje e natyrshme.
Ai bëri të ditur se prokuroria ka marrë vendim që trupi i pajetë t’i dorëzohet familjarëve.
“Është vdekje e natyrshme dhe prokurori ka marrë vendim për dorëzim të trupit të pajetë familjarëve. Në lidhje me rastin nuk ka dyshime”, ka thënë Shabani.