Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri një person tjetër.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën e kësaj jave, në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se e kishin kërcënuar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.