Vdes një vajzë dhe tjetra lëndohet si pasojë e një vetaksidenti në Gojbulë të Vushtrrisë

Kronikë e zezë

Vdes një vajzë dhe tjetra lëndohet si pasojë e një vetaksidenti në Gojbulë të Vushtrrisë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Një person sot ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën traniztore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se edhe një person tjetër është i lënduar, dhe se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

“Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare”.

“Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshikmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat