Arrestohet udhëtari në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën gjashtë elektroshok

Kronikë e zezë

Arrestohet udhëtari në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën gjashtë elektroshok

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë në aeroportin e Prishtinës, pasi që gjatë kontrollit në valixhen e tij janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë elektroshok dhe mbushësit e tyre.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje. 

“ANP Adem Jashari 02.11.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në valixhen e tij janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) elektroshok dhe mbushësit e tyre. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat