Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zaplluxhë të Dragashit për shkak se i ka gjetur atij në shtëpi 5 armë pa leje dhe municion për to.
Pas kontrollës së Policisë, janë gjetur:
– 1 (një) Revole TT me dy Karikator , 44- Copë fishekë të cal.7.62 mm,
– 1 (një)Revole e vjetër me këllëf, me qark pa numër, 71- Copë Fishekë të cal.7.62 mm,
– 1 (një) Pushkë të gjuetisë dhe dy këllëf për mbajtjen e fishekëve të armës së gjuetisë, 60- Fishekë të armës së gjuetisë të cal. 12 mm, 5- Gëzhoja të armës së gjuetisë,
– 1- Pushkë automatike pa karikator,
– 1- Pushkë ajrore pa municion,
– 1- Shkop druri i cili përdorët për vendosjen e armës së gjuetisë.
– 1 -Thikë me këllëf me dorëz të bardhë,
– 1- Brisk xhepi Stainles,
Organet e rendit kanë njoftuar se 49-vjecari i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është hapur rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.