Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:10
Ilustrim

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i ka thënë medias se në aksident është përfshirë vetëm një veturë.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë)”, ka thënë Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat