Një nënë ka raportuar në Polici se një burrë ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur.
Rasti ka ndodhur të enjten me 3 nëntor në Gjakovë.
“SULM SEKSUAL/ Gjakovë 03.11.2022 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht vajzën e sajë të mitur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.