Tre të zhdukur, një në Prizren, një në Pejë e tjetri në Ferizaj

Kronikë e zezë

Tre të zhdukur, një në Prizren, një në Pejë e tjetri në Ferizaj

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Tre persona janë raportuar të zhdukur në lokacione të ndryshme të vendit.

Në Prizren një baba ka raportuar në polici se djali i tij është larguar nga shtëpia që një javë dhe nuk e di se ku ndodhet ai.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 27.10.2022–19:34. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, në Pejë një burrë ka raportuar se bashkëshortja i është larguar nga shtëpia të hënën dhe se nuk e di vendndodhjen e saj.

Në Ferizaj, një djalë raportoi se vëllai është larguar nga shtëpia të premten rreth orës 17 e 20.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat