Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Policia njofton për arrestimin e një burri në Prishtinë nën dyshimet për ngacmimin e ish të dashurës së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM/Prishtinë  05.11.2022 – 02:15. Është arrestuar i dyshuari ​mashkull kosovar nën dyshimin se e ka përcjellë dhe ka tentuar ta bind që të dalin në kafe ish të dashurën e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht vepron njëjtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat