Më Pikëkalimin kufitar Merdare kanë ardhur dy meshkuj dhe një femër kosovare, të cilët kanë njoftuar policinë se në makinën e tyre gjendet një familjare e tyre 83 vjeçare e cila dyshohet se është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:40.
“Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.