Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës e ka arrestuar në mes të rrugës një person në Fushë Kosovë.
Një lexues e ka dërguar një video të xhiruar nga vendi i ngjarjes, ku shihen policët civilë duke e arrestuar personin në fjalë.
Media e ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti, mirëpo deri më tani nuk i është dhënë përgjigje.