​Sulmohen dy vajza të mitura në Istog

Kronikë e zezë

​Sulmohen dy vajza të mitura në Istog

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Dy vajza të mitura raportohet se janë sulmuar nga një i mitur të hënën në Istog. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa viktimave u është ofruar tretman mjekësor. Kështu thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është inicuar si sulm.

Istog 07.11.2022 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se mashkull kosovar i mitur, ka sulmuar dy femra kosovare të mitura, duke i shtyrë ato me duar. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat