Arrestohet 27 vjeçari, ja çfarë bëri me 38500 euro të shefit

Kronikë e zezë

Arrestohet 27 vjeçari, ja çfarë bëri me 38500 euro të shefit

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i besimit të raportuar më datë 05.11.2022.

Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.

Personi i dyshuar: F.A, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se duke keqëpërdorë besimin, nga ankuesi (shefi) ka përvetësuar një shumë parash (vlera e përafërt arrinë deri në 38500 euro).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat