Mitrovicë: I mituri goditet nga pirunari, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Mitrovicë: I mituri goditet nga pirunari, dërgohet në spital

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Një i mitur është goditur nga pirunari duke marrë kështu lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë në rrugën “Fadil Deqili”.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 11:00, në rrugën ” Fadil Deliqi” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një makine punuese (Pirunar) dhe një këmbësori, Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i moshës së mitur”, tha Zahiti.

Siç është raportuar nga mediat viktima është i moshës tetëvjeçare.

Ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës, pasi kishte përfunduar nën rrotat e pirunarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat