​Sulmoi dy policë, arrestohet

Kronikë e zezë

​Sulmoi dy policë, arrestohet

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë si dhe ka dëmtuar gjësendet në stacionin policor të jugut. 

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pak para mesnatës, në kryeqytet.

Rasti është hapur si “Lëndim trupor/ pengim i personit zyrtar/asgjësim i pronës”.

“Rruga B, Prishtinë 08.11.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka penguar, kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, viktimat meshkuj kosovar. I dyshuari ashtu ka dëmtuar gjësendet në stacionin policor Jugu, Prishtinë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat