Një person është arrestuar lidhur me rastin që u raportua para disa ditësh në Skenderaj. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Është arrestuar një person lidhur me rastin e dhunimit që u raportua në Skenderaj. Jemi në fazën e hetimit dhe nuk mund të japim më shumë detaj”, tha Zahiti.
Dyshohet se në rastin që ndodhi në fillim të muajit nëntor, për dy ditë ishte dhunuar një grua e moshës 71-vjeçare.