Një burrë ka njoftuar policinë në Prizren se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.
Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.