Përleshje në Pejë, i mituri plagoset me thikë

Kronikë e zezë

Përleshje në Pejë, i mituri plagoset me thikë

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një përleshje nё mes tё disa personave ka ndodhur në Pejë mesditën e së enjtes dhe njё i mitur ka mbetur u plagosur me thikë dhe ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit, njёri nga ta gjithashtu i mitur, ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” rreth orës 12:00.

Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё janё arrestuar edhe tё dyshuarit.

Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari i parё me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i dytё, i mitur, ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat