Dy të arrestuar për dhunime të femrave, njëri rast në Kllokot e tjetri në Skenderaj

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për dhunime të femrave, njëri rast në Kllokot e tjetri në Skenderaj

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit për dy raste të ndara të dhunimit të femrave. Njëri rast i arrestimit ka ndodhur në Skenderaj, ku 25 vjeçari dyshohet se ka dhunuar një të moshuar para disa dite ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Kllokot, po ashtu para disa dite e që arrestimi u krye të enjten.

Raporti i sotëm i policisë:

DHUNIM

Skenderaj 04.11.2022 – 15:30. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 10.11.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNIM

Kllokot 21.05.2022 – NN. Pas një pune hetimore në lidhje me një rast nga vepra penale “Detyrim” është arritur deri tek zbulimi i një rasti tjetër të dhunimit me ç’rast me datë 10.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat