Prishtinë, vëllai e ther me thikë vëllain

Kronikë e zezë

Prishtinë, vëllai e ther me thikë vëllain

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një zënke që ka pasur me vëllain e tij, e ka sulmuar fizikisht atë, duke e goditur me thikë.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat