Katër raste të dhunës, ngacmimit e kanosjes ndaj grave, në raportin 24-orësh të policisë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës, ngacmimit e kanosjes ndaj grave, në raportin 24-orësh të policisë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Katër gra janë ankuar në polici për dhunën, kanosjen e ngacmimin që kanë pranuar nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët e tyre, në raportin e fundit 24-orësh të policisë.

Në Ferizaj, një i dyshuari mashkull  kosovar është arrestuar, pasi e kishte sulmuar fizikisht ish- bashkëshorten e tij.

Ish-bashkëshorten e tij e ka ngacmuar, shqetësuar dhe ofenduar në vazhdimësi edhe një burrë tjetër në Prizren, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në fshatin Muhalan të Suharekës, ankuesja femër kosovare ka informuar se ditë më parë është fyer dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Dhunë në familje është raportuar edhe në Gjakovë, ku i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat