Aksident i rëndë në Pejë, vdes motoçiklisti - Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Pejë, vdes motoçiklisti - Policia jep detaje

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:51
Ilustrim

Policia e rajonit të Pejës, ka njoftuar se një motoçiklist ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Beteja e Loxhёs”.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një kombi dhe një motoçiklete.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se sot me datën 12 nёntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Beteja e Loxhёs” nё Pejё

Në këtë aksident ishin tё përfshira njё (1) automjet transportues (kombi) dhe njё (1) Motoçikletё.

Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat