Aksident në Pejë, dy persona dërgohen në spital

Kronikë e zezë

Aksident në Pejë, dy persona dërgohen në spital

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime  trupore në aksidentin në rrugës “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, ndërsa të përfshirë janë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pjesë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Ai tutje ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat