I dehur sulmoi fizikisht gruan dhe vajzën e tij, arrestohet ferizajasi

Kronikë e zezë

I dehur sulmoi fizikisht gruan dhe vajzën e tij, arrestohet ferizajasi

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Sot, në orën 00:15 të mëngjesit Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.

Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.O (M/K) i moshës 39 vjeçar,  i cili pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur, kishte shkaktuar dhunë psiçike dhe kishte kanosur bashkëshorten L.M ( F/K) e moshës 38 vjeçare dhe vajzën e tij 17 vjeçare.

I dyshuari këto veprime i kishte përsëritur disa herë në familje, transmeton "Bota sot".

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje dhe kanosje".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat