Tri raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri rastë të dhunës në familje në Kosovë. 

Një nga rastet sipas raportit të Policisë është në Prishtinë ku raportohet se një person është dërguar në mbajtje pasi i njëjti kishe ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Ndërkohë, policia poashtu ka njoftuar se edhe në Viti është arrestuar një person pasi kishte përdorur dhunë ndaj motrës së tij. Policia bënë të ditur se viktima kishte pranuar tretman mejkësor.

Edhe në Prizren është arrestuar një tjetër person pasi në gjëndje të dehur kishte goditur orenditë shtëpiake.

Prishtinë 12.11.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Viti 12.11.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe bashkëshortes së tij, viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prizren 12.11.2022 - 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte filluar të bërtiste dhe të godiste orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalet në ndalim policor për 6 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat