Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Vragoli, në rrugën Sllatinë-Fushë Kosovë.
Nga ky aksident zinxhiror, ku janë përfshirë 4 automjete, nuk ka të vdekur, por ka të lënduar.
Policia e trafikut dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u dalë në ndihmë të lënduarve.
Aksidenti ka bërë që të krijohen kolona të gjata.