Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar më 20 shtator të këtij viti.
Rasti ka ndodhur në rrugën "1Tetori" në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar: A. S., 46 vjeç, S. I., mashkull, 16 vjeç, H. M, 40 vjeç dhe L. L, 24 vjeç me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.