Një person u arrestua në Prizren për veprën 'Vrasje në tentativë', ndërsa një person i moshës 41 vjeçare, në gjendje të rëndë shëndetësore, u dërgua në emergjencë në Prizren.
Policia sot informoi se rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa idyshuari u arrestua dje.
“Me datë 14.11.2022 , rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve që kanë lidhje familjare gjithashtu një i dyshuar e godet disa herë me thikë viktimën. Viktima B.V. 41 vjeç në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë ne Prizren. Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç”, bëri të ditur Policia.
I dyshuari u intervistua në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit iu caktua masa e ndalimit policor për 48 orë, për dyshim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.