Lezhë, ambulanca del nga rruga, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Lezhë, ambulanca del nga rruga, katër të lënduar

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 15:16
Ilustrim

Katër persona mbetën të lënduar, mes tyre dhe një infermier, pasi autoambulanca, me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë.

Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Autoambualanca po transportonte një paciente nga Rresheni në drejtim të Spitalit rajonal të Lezhës.

Nga aksidenti mbetën të lënduar pacientja, dy shoqëruesit e saj: Mara Prega, Mrika Tusha dhe Vlash Toma dhe infermieri Fation Çuni, ndërsa drejtuesi i mjetit, fatmirësisht nuk mori lëndime.

Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku u mësua se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe tentativa e një parakalimi nga drejtuesi i autoambulancës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat