Aksident në Klinë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident në Klinë, lëndohen katër persona

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 11:40
Ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

“Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.”, ka bërë të ditur Policia.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave, njëra me targa vendore, ndërsa tjetra me targa të huaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat