Një 26 vjeçar u arrestua sot në Gjilan për veprën penale “Grabitje në tentativë”.
Policia informoi se i arrestuari është E.A.(1996).
“Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti me datën 13.11.2022 ka tentuar që kryej një grabitje në një lokal afarist në qytetin e Gjilanit. I njëjti pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.”, bëri të ditur Policia.
Në lidhje me rrethanat e rastit, u njoftua Prokurori i Shtetit, i cili urdhëroi që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje në tentativë’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.